Masat anti-Covid/ Greqia s’do të rihapet nga data 30 nëntor, lockdown total do të ketë shtyrje

Mos i humb

Ndonëse ishte parashikuar që lockdown të hiqej më 30 nëntor, Greqia ka vendosur që të shtyjë këtë masë për të frenuar rastet me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bën të ditur se Greqia nuk do të rihapet ashtu siç ishte plani fillestar. Lockdown total do të ketë shtyrje, pasi të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet. Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, ku një datë të mundshme për shkollat fillore është 7 dhjetori.

Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi. Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje, gjatë festave. Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit