Masat ndaj Ballukut, Ivi Kaso: Përgjegjësia nuk ndalet te zv/kryeministrja

Mos i humb

Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i PD, Ivi Kaso ngriti shqetësimin për situatën e pazakontë politike dhe institucionale të krijuar pas marrjes të pandehur të zëvendëskryeministres së vendit. Kaso theksoi se ndaj saj është vendosur masë sigurie që i ndalon ushtrimin e detyrës dhe daljen jashtë shtetit, një zhvillim që sipas tij prek drejtpërdrejt Kuvendin dhe komisionin.

Kaso u shpreh se vendimi i drejtësisë ka plotësuar pritshmëritë publike për hetimin e zyrtarëve të lartë të dyshuar për korrupsion, por jo pritshmëritë e opozitës, e cila kërkon që përgjegjësia të nisë nga kryeministri. Kaso deklaroi se është e pabesueshme që një zyrtare e nivelit të lartë të ketë vepruar pa dijeninë dhe bekimin e kreut të qeverisë.

Duke e lidhur këtë situatë me diskutimin aktual të buxhetit, Kaso tha se Kuvendi duhet ta materializojë mbështetjen ndaj drejtësisë, veçanërisht ndaj SPAK, përmes rritjes së fondeve për kapacitetet hetimore, investimet teknologjike dhe hetimet proaktive. Ai bëri apel që mbështetja e deklaruar me fjalë në seancat plenare të kthehet në mbështetje konkrete buxhetore.

KASO: Para se të filloj me rendin e ditës, desha të ngre një çështje të rëndësishme, pasi besoj se mbledhja ditën e sotme nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme, për shkak se jemi në një situatë të pazakonshme, si politike, ashtu edhe institucionale. Gjendemi para një momenti shumë të rëndësishëm, në të cilin zv.kryeministrja e vendit, numri 2 i qeverisë, jo vetëm është marrë e pandehur nga organet e drejtësisë, por ndaj saj është aplikuar edhe masë sigurimi personale që e ndalon të ushtrojë funksionet e zv.kryeministres dhe ministres, si edhe i ndalon daljen jashtë shtetit.
Është një vendimmarrje e rëndësishme që na prek edhe ne si Kuvend i Shqipërisë, na prek edhe ne si komision, prandaj dhe duhet të marrë vëmendjen e duhur, sepse është një vendimmarrje që, pavarësisht se nga njëra anë kënaq një pritshmëri të madhe publike që drejtësia të merret dhe të vërë para përgjegjësisë penale një zyrtar të perceptuar gjerësisht si zyrtari më i korruptuar në vend, pas kryeministrit, nga ana tjetër nuk kënaq pritshmërinë e opozitës, pavarësisht se e nxjerr kryeministrin nga një siklet i madh dhe mazhorancën nga një siklet i madh, kur një person është marrë i pandehur me akuza të tilla, të rënda korrupsioni, refuzon të japë dorëheqjen, refuzon të lërë detyrën publike dhe i bën një nder të madh në këtë mënyrë, duke e shpëtuar kryeministrin nga një siklet i madh, por nuk le aspak të kënaqur opozitën, e cila ka kohë që artikulon që përgjegjësi i vërtetë i kësaj situate është kryeministri dhe përgjegjësia duhet të fillojë nga kryeministri. Duhet që kryeministri të merret i pandehur, sepse askush nuk beson që numri 2 i qeverisë, sado guximtar dhe fuqiplotë të jetë, t’i bëjë këto gjëra, të guxojë në ditën me diell të vjedhë 50 mln euro pa bekimin e kryeministrit.
Tani, si na prek ne kjo si komision, si na prek ne kjo si institucion i Kuvendit? Na prek, sepse në këtë moment të rëndësishëm që jemi në diskutimin e buxhetit, në diskutimin nen për nen të buxhetit, është ky fakt që na jep spunton që të rishikojmë qëndrimin tonë institucional në raport me mbështetjen që i japim institucioneve të drejtësisë, SPAK-ut në veçanti, ku edhe në seancën e kaluar dëgjova shumë fjalime në seancën plenare, shumë qëndrime që u mbajtën, të cilët e mbështesnin me fjalë, por në momentin që diskutojmë nen për nen buxhetin, këtë buxhet të deklaruar me fjalë që shumë kolegë e mbajtën në seancën plenare ta bëjmë realitet sot, dhe në diskutimin nen për nen të buxhetit ta përkthejmë edhe në mbështetje për buxhetin, dhe me fonde më të larta se sa ato që janë diskutuar dhe paraparë në buxhet, përsa i përket ngritjes së kapaciteteve hetimore, hetimeve proaktive, investimeve në teknologji dhe gjithçka tjetër që bën cilido mazhorancë apo zyrtar të këtij shteti që të jetë vërtetë përgjegjës dhe të ndihet vërtetë përpara forcës së ligjit, duke i garantuar nga ana tjetër ligjit këtë mundësi që të ndjekë në mënyrë efektive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit