Mashtrimi në “Call Center”, gjykata jep vendimin për 8 të arrestuarit në Shkodër

Mos i humb

Në gjykatën e Shkodrës është dhënë masa e sigurisë për 8 të ndaluarit në kuadër të operacionit “North Forex”.

Gjykata pasi ka shqyrtuar provat e prokurorisë ka vendosur “detyrim paraqitje” për të ndaluarit, të cilët kanë qenë punonjës të kompanisë.

Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan shtetasit: Elisa Kolndreu, Olda Shpendi, Aishe Baci, Senada Alija, Sonila Alija, Ervin Osja, Nikolin Toma dhe Ysniela Dalipi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit