Maskat në mes të Tiranës, grabisin 30 milionë lekë te Exchange

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ish-dollari. Një kambist është grabitur nga disa persona të cilët e kanë goditur me sqepar dhe i kanë marrë të gjitha paratë.

Mësohet se autorët kanë qenë me motor dhe kanë arritur ti marrin kambistit plot 30 milionë lekë. Mësohet se kaalimtarët e rastit kanë tentuar të ndalojnë autorët por nuk ia kanë arritur.

Policia është vënë në kërkim të tyre.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak; Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute. Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit