Mattis: Trajnimet për patrullimet e përbashkëta në Munbixh mund të fillojnë brenda 3 ditëve

Mos i humb

 

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka bërë të ditur se trajnimi për trupat turke dhe amerikane për të zhvilluar patrullime të përbashkëta në Munbixh mund të fillojë brenda tre ditëve.

Gjatë vlerësimeve të bëra për gazetarët amerikanë që e shoqërojnë në avion gjatë vizitës në Amerikën Latine, Mattis ka theksuar edhe çështjen e Munbixhit.

Ndaj pyetjes se kur forcat turke dhe amerikane, të cilat vazhduan patrullimet e tyre të pavarura por të koordinuara në Munbixh, do të fillojnë aktivitetet e patrullimit të përbashkët, Mattis u përgjigj “Mund të them brenda 72 orëve. Shumë shpejt, ndoshta edhe më herët”.

Mattis gjithashtu ka theksuar se personeli përkatës dhe pajisjet për trajnimin aktualisht ndodhen në Turqi, duke shtuar se nuk do të ndajë detaje të mëtejshme.

Organizata terroriste YPG/PKK me mbështetjen e SHBA-ve pushtoi rajonin Munbixh të Aleppos, duke e marrë atë nga organizata terroriste DEASH në gusht 2016. SHBA e cila vazhdon mbështetjen e saj për YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër organizatës terroriste DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK-ja do të dilte nga qendra e rajonit Munbixh pasi ajo të pastrohej nga DEASH-i, por këtë premtim SHBA nuk e ka pëmbushur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit