May: Negociatat për Brexit kanë hyrë në fazën më të vështirë

Mos i humb

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se bisedimet për daljen nga Bashkimi Europian kanë hyrë në fazën më të vështirë.

Duke folur në kongresin e partisë, një ditë pasi rivali i saj, Boris Johnson sulmoi planin Brexit, May tha se propozimet e Britanisë së Madhe ishin “shumë sfiduese për BE”.

Ajo i bëri thirrje partisë së saj të ndarë konservatore për të ndalur grindjet rreth Brexit dhe të mbështesin planin e saj për marrëveshjen e ardhshme tregtare.

May paralajmëroi kritikët që dëshirojnë shkëputje të vështirë nga blloku evropian që “nëse të gjithë shkojmë në drejtime të ndryshme në kërkim të vizionit tonë të Brexit-it të përsosur, rrezikojmë të përfundojmë pa kurrfarë Brexiti”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit