Mbahet Asambleja e 28-të e AMAN-it në Algjeri

Mos i humb

Në Algjeri është mbajtur Asambleja e 28-të e Përgjithshme e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të Mesdheut (AMAN).

Në asamblenë në të cilën u zgjodh bordi i ri drejtues i AMAN-it, u vlerësuan aktivitetet e vitit të kaluar dhe planifikimi i vitit të ardhshëm.

Agjencia Kombëtare Algjeriane e Lajmeve (APS) kryesimin e AMAN-it e mori nga Agjencia e Lajmeve Athinë-Maqedoni (ANA-MPA), ndërsa u vendos që Asambleja e radhës e AMAN-it të mbahet vitin e ardhshëm në Kroaci.

Nga ana tjetër Federata Atlantike e Agjencive të Shtypit të Afrikës (FAAPA) në Asamblenë e Përgjithshme mori pjesë si “vëzhgues”.

Në kuadër të asamblesë u organizua edhe një konferencë me temë “Agjencitë e lajmeve kundër sfidave të ditës sotme: Mundësi për t’u bërë media globale”.

Në konferencë, akademikë dhe përfaqësues të agjencive të lajmeve, trajtuan mundësitë dhe sfidat që shkaktojnë rrjetet sociale dhe dixhitalizim ndaj agjencive të lajmeve.

– AA u vlerësua me çmim

Në asamble, fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), Mustafa Hassona, mori çmimin “fotografia e vitit” e përzgjedhur nga AMAN.

Në mbledhjen ku merrnin pjesë përfaqësues nga 17 agjenci të lajmeve, AA-në e përfaqësuan Drejtori i Operacioneve Ndërkombëtare, Mücahit Muhammed Soykan dhe editori i gjuhës arabe, Hasan Mekki.

AA gjendet në mesin e anëtarëve themelues të AMAN-it, ndërsa u themelua më 21 nëntor të vitit 1991 në Tunizi, për të siguruar bashkëpunim dhe shkëmbimin e informacionit mes agjencive të lajmeve të rajonit të Mesdheut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit