Mbetjet kërcënojnë Orikumin/ Vendimi absurd i këshillit bashkiak më 2004 rrezikon ende banorët

Mos i humb

Prej shumë vitesh mbetjet urbane te Orikumit hidhen në këtë fushë duke e kthyer zonën në rrezik për banorët.

Një vendim absurd i këshillit bashkiak në vitin 2004 e ktheu këtë fushë në një zonë për grumbullimin e plehrave.

Sipërfaqja shtohet çdo ditë jo vetëm me mbetje që duan dekada të asgjësohen vetvetiu në natyre e deri te lëkurat e bagëtive, gjithçka ndodh shumë pranë qytezës se Orikumit , një destinacion turistik gjatë verës.

Kreu te njesise administrative thotë se landfilli i Sherishtes do te jete zgjidhja e kësaj problematike te mbartur ne vite por deri atëherë jeta e banoreve rrezikohet nga plehrat ne një fushe jo te përshtatshme dhe shpesh edhe prej tymit te djegies se tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit