
Më shumë se 130 hebrenj radikalë, të shoqëruar nga policia kanë hyrë në kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Vakëfeve në Kuds, Firas Dibs, për AA tha se 133 hebrenjë radikalë hynë në Al-Aksa dhe se u përpoqën të organizonin ritin e Talmudit.
Së bashku me radikalët hebrenjë hynë edhe mbi 2.600 turistë të huaj në Al-Aksa.
Ata i ftuan anëtarët e tyre të luten në Al-Aksa për fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat mbahen sot.
Hebrenjtë radikalë të shoqëruar nga policia herë pas here në mëngjes dhe pasdite hyjnë në oborrin e Al-Aksës, duke shkaktuar rritje të tensioneve në mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë izraelite.
Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind të zonës së bërthamës së vjetër të Kudsit, i cili është nën okupimin izraelit dhe përfaqëson pikat e bashkimit me tri fetë më të mëdha të botës.
Pas Mesxhid-ul Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medine, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm për muslimanët.


