“Mbi 330 sulme kimike në Siri në tetë vitet e kaluara”

Mos i humb

Sipas një raporti me bazë në Gjermani, regjimi sirian i Bashar al-Assadit është pas shumicës së mbi 330 rasteve të përdorimit të armëve kimike në Siri gjatë tetë viteve të fundit.

Në një raport të titulluar “Askund për ta fshehur: Logjika e përdorimit të armëve kimike në Siri”, Instituti Global i Politikës Publike me qendër në Berlin (GPPI) tha se që nga fillimi i luftës civile rreth 336 sulme kimike u regjistruan në Siri, ndërsa gati 98 për qind e sulmeve u kryen nga forcat e regjimit.

Ndërkohë, grupi terrorist DEASH kreu gjashtë sulme kimike në këtë vend të shkatërruar nga lufta civile.

Raporti theksoi se rreth 90 për qind e sulmeve ndodhën pas sulmit kimik të muajit gusht 2013 që vrau qindra persona në rrethinën e kryeqytetit sirian Damask, të cilin presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obaa, e quajti “vijë të kuqe”, duke theksuar se ky rast kërkon një përgjigje ushtarake kundër regjimit të al-Assadit.

Gjatë tre viteve të para të konfliktit, politika e Washingtonit në Siri u bazua në kërkesën e ish-presidentit Obama që të japë dorëheqje udhëheqësi sirian, al-Assad, sanksione ekonomike të vendosura ndaj regjimit, si dhe paralajmërime të shpeshta kundër kalimit të “vijave të kuqe”.

Siria mbetet e përfshirë nga një luftë e ashpër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i al-Assadit u përplas në protesta pro-demokratike me një trazirë të papritur.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz besohet të jenë vrarë dhe miliona janë zhvendosur nga konflikti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit