Mbi 350 ndërtesa u dëmtuan nga tërmeti në Kretë

Mos i humb

Tërmeti që ndodhi në ishullin grek të Kretës të hënën dhe shkaktoi vdekjen e një personi la pas më shumë se 350 ndërtesa të dëmtuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gati 300 të mbijetuar nga tërmeti kaluan natën në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura Greke në ishull, ku ende vazhdojnë tërmetet.

Duke folur për kanalin televiziv grek MEGA, Presidenti i Institutit Gjeodinamik të Athinës, Akis Çelendis, deklaroi se më shumë dëme u regjistruan në fshatin Arkalohori.

Zëvendësministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit, Yorgos Karayannis, theksoi se gjatë inspektimeve të kryera nga ekipi i 60 inxhinierëve në rajon, u zbulua se mbi 350 ndërtesa dhe 9 shkolla ishin të papërdorshme.

Qeveria e Greqisë njoftoi se në kuadër të programit të shpallur të mbështetjes, do të ofrojë mbështetje të tilla si përjashtimi nga taksat, shtyrja e borxheve publike, ndihma e qirasë dhe shtesa për strehim.

Nga tërmeti humbi jetën një person i moshës 62-vjeçarare i cili ishte përgjegjës për punët e mirëmbajtjes së kishës Profitis Ilias në fshatin Arkalohori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit