Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 4.501.270 viktima.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 653.405 viktima. Pas saj radhiten Brazili me 578.396 viktima nga COVID-19, India me 437.403, Meksika 257.150, Peruja 198.115, Rusia 180.840, Britania e Madhe 132.243, Indonezia 131.372, Italia 129.002, Kolumbia 124.648, Franca 114.083, Argjentina 111.270 dhe Irani me 105.287 viktima.
Ndërkaq, në Turqi që nga 27 gushti e deri më tani janë regjistruar 55.713 viktima.
Pas shfaqjes për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në të gjithë botën.
Numri i rasteve në mbarë botën ka arritur në 216.332.098, prej të cilëve mbi 193.317.237 persona të infektuar me virusin janë shëruar ndërkohë që 18.513.591 pacientë vazhdojnë trajtimin.


