Mbi 4.76 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botë

Mos i humb

Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 4.76 miliardë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër pandemisë COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 880 milionë doza të administruara e ndjekur nga India me 550 milionë e 520 mijë doza, SHBA-ja me 357 milionë e 290 mijë dhe Brazili me 168 milionë e 160 mijë.

Më pas renditet Japonia me 111 milionë e 50 mijë, Gjermania me 97 milionë e 880 mijë, Britania e Madhe me 88 milionë e 40 mijë, Turqia me 85 milionë e 989 mijë, Indonezia me 82 milionë e 910 mijë, Franca me 80 milionë e 790 mijë, Meksika me 77 milionë e 570 mijë, Italia me 74 milionë e 10 mijë, Rusia me 73 milionë e 510 mijë, Spanja me 61 milionë e 420 mijë si dhe Kanadaja me 51 milionë e 670 mijë doza.

Turqia renditet e 8-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, vendi deri më sot ka administruar 85.989.233 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e teta në botë. Në të gjithë vendin, 44.887.074 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 33.976.930 kanë marrë të dy dozat e nevojshme.

Vaksinat që janë në përdorim ose që janë lejuar për përdorim emergjent deri më sot, administrohen me dy doza dhe intervale. Për këtë arsye numri i dozave të administruara nuk nënkupton se ka përfunduar vaksinimi për të njëjtin numër të individëve.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 209 milionë e 486 mijë ndërsa numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 397 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit