Mbi 5 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botën

Mos i humb

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 5 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me mbi 1 miliard e 960 milionë doza, e ndjekur nga India me mbi 582,2 milionë doza.

SHBA-ja ka administruar 363,2 milionë doza, Brazili 178,5 milionë, Japonia 118,3 milionë doza.

Më pas vijon Gjermania me 99,6 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 89,8 milionë, Turqia mbi 89,8 milionë doza. Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e teta në botë.

Lista vazhdon me Indonezinë, e cila ka administruar mbi 89,5 milionë, Franca 83,9 milionë, Meksika 80,8 milionë, Rusia 76,9 milionë, Italia 75,6 milionë, Spanja 63,5 milionë dhe Kanadaja me 52,5 milionë doza.

Që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 4,4 milionë njerëz, kurse mbi 213,3 milionë janë infektuar me virusin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit