Mbi 600 të vdekur nga tërmeti në kufirin Irak-Iran

Mos i humb

Numri i të vdekurve gjatë tërmetit të muajit të kaluar në kufirin Irak-Iran është rritur në mbi 600 persona, tha të hënën një zyrtar iranian.

Tërmeti me magnitudë prej 7.3 më 12 nëntor shkaktoi vdekjen e 620 personave në provincën Kermanshah të Iranit, tha kreu i institutit të mjekësisë ligjore të provincës, Artin Kemali, për agjencinë e lajmeve të Iranit, Mehr.

Qyteti i Sarpol-e Zahab njoftoi 559 vdekje, shtoi ai. Tërmeti shkaktoi vdekjen e tetë personave në Irak. Tërmeti u ndje në Turqinë juglindore dhe lindore si dhe në Kuvajt, Siri, Liban dhe Pakistan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit