![]()
Ka shkuar në mbi 700 numri i personave që kanë humbur jetën nga cikloni dhe reshjet e dendura të shiut në vendet e Afrikës Jugore, Mozambik, Zimbabve dhe Malavi.
Celso Correia, ministri i Tokës dhe Mjedisit të Mozambikut ka thënë se më shumë se 417 persona kanë humbur jetën në Mozambik si pasojë e ciklonit Idai.
Ndërkohë bëhet e ditur se nga cikloni 259 persona e kanë humbur jetën në Zimbabve dhe 56 në Malavi.

Në rajonin ku vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit gjithashtu bëhet e ditur se dhjetëra mijëra persona janë diagnostikuar me malarie dhe kolerë.
Si pasojë e ciklonit Idai dhe përmbytjeve që goditën javën e kaluar Mozambikun, Zimbabven dhe Malavin janë prekur 1.7 milionë njerëz nga të cilët gjysma fëmijë.
Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, në kujtim të atyre që humbën jetën për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve në vend shpalli 3 ditë zie kombëtare.


