Mbi 722 mijë të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Mos i humb

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 722.387 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.

Gjermania me 103.300, Spanja me 85.915, SHBA-ja me 84.050, Kina me 77.207, Irani me 63.113, Italia me 54.543 dhe Franca me 40.657 janë vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë.

Ndërsa në Turqi deri më tani janë shëruar 16.447 persona.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.639.721 ndërsa 184.280 e kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka mbi 1.7 milionë raste aktive që presin të shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit