Mbi 750 mijë të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Mos i humb

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 750 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 750.864 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.

Gjermania me 106.800, Spanja me 89.250, SHBA-ja me 85.922, Kina me 77.257, Irani me 64.843, Italia me 57.576, Franca me 42.088, Brazili me 26.573 dhe Zvicra me 20.600 janë vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë.

Ndërsa në Turqi deri më tani janë shëruar 18.491 persona.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.732.702 ndërsa 191.150 e kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka mbi 1.7 milionë raste aktive që presin të shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit