Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të mbahet në fund të nëntorit, ja data dhe vendi

Mos i humb

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet ditën e premte, më 26 Nëntor në qytetin e Elbasanit.

Që prej vitit 2014, qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë zhvillojnë mbledhje për të vijuar bashkëpunimin dhe për të nënshkruar marrëveshje në fusha të ndryshme. Në mbledhjen e 26 Nëntorit pritet të diskutohet për marrëveshjet e nënshkruara gjatë kësaj periudhe dhe të preken fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura.

Në mbledhjen e fundit në Tiranë është nënshkruar edhe një deklaratë e përbashkët mes dy qeverive, për t’i rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ditën e sotme, në njoftimin e qeverisë së Kosovës u tha: “Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 Nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit