Mblidhet Këshilli Kombëtar/ Mes përçarjesh dhe debatesh për kryetarin e ri të PD

Mos i humb

Këshilli Kombëtar i PD-së ka nisur punimet me dyer të mbyllura rreth orës 12:30.

Raportohet se anëtarët janë duke diskutuar mbi përbërjen e Komisionit Zgjedhor dhe miratimin e shtatë emrave që janë propozuar nga kryesia.

Kjo është pika e vetme që pritet të miratohet sot.

Pritet që të ketë një deklarim publik pas kësaj mbledhjeje. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar nj ditë më parë, nuk ka një ndryshim vendimi nga ana e grupit të Alibeajt dhe shumica e deputetëve demokratë të linjës zyrtare nuk janë duke marë pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme të partisë.

Ndër ta janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe 15 deputetë të tjerë nuk kanë marrë pjesë pasi e cilësoujnë të parregullt procesin ndërkohë që kishin propozuar një platformë tjetër për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së.

Aktualisht është vetëm një kandidat që ka dorëzuar formulain, Gjergj Hani.

Ajo që pritet me interes është forma se si Lulzim Basha do të bëhet pjesë e garës, emri i të cilit përflitet si një kandidaturat e mundshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit