Mblidhet nesër Kuvendi i PD, zbardhet axhenda

Mos i humb

Është bërë publike edhe axhenda e Kuvendit të PD, që do të mbahet ditën e nesërme.

Axhenda konsiston në ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit, për procesin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Procesi i votimit do të nisë në orën 12:00 dhe do të përfundojë në 16:00.

AXHENDA

Ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar, sipas aneksit bashkëlidhur këtij urdhri.

Kuvendi Kombëtar nis mbledhjen në orën 11:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Procesi i votimit hapet në orën 12:00 dhe përfundon në orën 16:00. Procesi i numërimit fillon në orën 18:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri. Pas konfimimit të urdhrit nga Kuvendi Kombëtar ngarkohet Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe anëtarët e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zbatimin e tij.

Ky urdhër hyn në fuqi pas konfirmimit nga Kuvendi Kombëtar, përpara momentit të fillimit të votimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit