Mbretëri e Bashkuar, mbi 43 mijë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 43.081, me një rritje prej 154 viktimash në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 653 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 306.862.

Vendi ka kryer 232.086 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në 8.542.186.

Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga virusi dhe e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit