Mbrojtja dhe Siguria ne Klik Ekspo Group: teknologjitë e orës së fundit gati për Shqipërinë

Mos i humb

Rikthimi i Ekspozitës Ndërkombëtare mbi Sigurinë dhe Mbrojtjen është  veçori e edicionit të 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës Klik Ekspo Group.  Mjaft ekspozues të huaj kryesisht nga Italia, përtej anës komerciale e promovuese të industrisë dhe teknologjive të reja në sektorin militar, e shohin Shqipërinë protagoniste e faktor stabiliteti në mbarë Rajonin. E gjitha kjo u jep mundësi edhe Institucioneve Shtetërore që të mund të promovojne zbatueshmërinë e politikave dhe programeve sensibilizuese që vënë ne qendër të vëmendjes qytetarin si përfitues fundor i sigurisë dhe stabilitetit.

Ndërsa prezantoi teknologjinë e re në sektorin militar, Luca Burigotto, nga departamenti teknik I R.I, kompani italiane në sektorin e mbrojtjes u shpreh se:  ‘’Eshte hera e parë që vijmë në këtë Panair edhe pse kemi qenë prezentë para shumë vitesh përmes misioneve të ndryshme, pra kemi raporte të vjetra me vendin tuaj, dhe duam ta ruajmë këtë marrëdhënie me vendin tuaj sepse ralisht besojmë te Shqipëria, dhe mund të kemi mundësi të mira bashkëpunimi në të ardhmen. Kompania jonë është e fokusuar kryesisht në ndërtimin e kampeve militare por edhe në ndihmë të strehimit të refugjatëve. Kemi punuar në këtë drejtim në zona të ndryshme të Italisë por edhe jashtë saj, por gjithashtu operojmë edhe në sektorin civil, me kryqin e kuq, por mbi të gjitha ndërmarrja jonë ëshë e specializuar në sektorin ushtarak. Gjithashtu kemi edhe projekte të tjera që do i realizojmë në  të ardhmen, dhe që në prezantimin e deritanishëm kemi parë që  kanë pasur shumë interes.

Panairi Klik Ekspo Group më duket i organizuar mjaft mirë, sidomos pavioni i sigurisë dhe mbrojtjes të cilët ndodhen në një ankes më vete, dhe ku afër nesh janë menduar  të vendosen edhe partenrët tanë kryesorë me të ciliët punojmë dhe ju shesim produktet dhe shërbimet tona, si Forcat Speciale, të Mbrojtjes, Doganat dhe institucione të tjera. Kështu që absolutisht e gjej mjaft interesant këtë panair dhe e vlerësoj faktin që ndodhemi këtu. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur shumë kontakte dhe mundësi për të bashkëpunuar, dhe për të finalizuar punë konkrete  me përfaqësues nga Shqiëqria, si në sektorin militar ashtu dhe në strehimin përmes kampeve. Pika jonë kryesore e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve tona është në Itali, por kemi edhe pika nëpër botë, si në Liban, Egjipt, Afrikë, dhe një  stabiliment në Kosovë, një pikë e afërt për të bashkëpunuar më pas edhe me Shqipërinë,’’ tha   Luca Burigotto, përfaqësues i departamentit teknik i ‘ R.I’, kompani italiane që operon me produkte dhe shërbime në sektorin e mbrojtjes.

Gjen. Matteo Lopez, Sigint srl: nga Zvicra, zgjidhjet e reja te zgjuara per mbrojtjen

Qëllimi ynë është që të zgjerojmë zonën tone të veprimit; jemi të pranishëm tashmë që nga Italia deri në Gjermani, Zvicër, Suedi, Egjipt, ndaj dhe kemi interes të plote për t qene pjese e tregut te Shqiperise po ashtu.

Në mënyrë të veçantë, merremi me shërbimet e inteligjencës, shërbime mjaft të veçanta që nga mbrojtja e ATM-ve kunder shperthimeve, e deri tek sherbimet sekrete qe kane lidhje te drejtperdrejta me Qeverine (Autoritetet Qeveritare), qe marrin e japin informacion dhe te dhena, me qellimin perfundimtar per te mbrojtur, ne fund te fundit, qytetarin, popullin. Kjo eshte pak a shume berthama e sipermarrjes sone. Mendojme se sherbimet tona mund te gjejne terren ne Shqiperi, sepse ka interes reciprok; nga ana jone jemi ne qe duam te promovojme dhe prezantojme produktet tona, dhe ne kemi bindjen qe sherbimet tona i perkasin nje fashe te larte, mjaft interesante, ndaj dhe mendojme se mund te nenshkruhen marreveshje te vlefshme edhe me palen qeveritare shqiptare.

Gjithashtu, Gjeneral Lopez, e konsideron klimen e pergjithshme ne Shqiperi mjaft te qete, nje vend shume i bukur, njerezit jane shume mikprites, ndaj dhe do te ishim mjaft te lumtur nese do te mund te behemi pjese e tregut shqiptar.

I pyetur per Panairin e Klik Ekspo Group, gjenerali vlereso Klikun si nje Grupin me te madh dhe te mireorganizuar, qe u jep mundesine kompanive te huaja qe te mund te ekspozojne, dhe qe te njohin me tej Shqiperine. “Kemi besim te zgjerojme bashkepunimin ne Shqiperi”, tha ai. Në biografinë e Klikut, salloni për Mbrojtjen dhe Sigurinë (ALMEX), është ndër frontet më të bukura e të latuara deri në imtësi, motërzimi shqiptar i evenimenteve botërore të mbrojtjes dhe sigurisë; për Vizitorin evenimenti kult që nuk shter së ngjalluri kureshtje, e për vetë pjesëmarrësit, vendas, të huaj, entitete private apo institucione shtetërore, një demostrim i fuqisë së të mirës në të gjitha kahet.

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit