Mbyllja e qeverisë në SHBA, mijëra punonjës në shtëpi

Mos i humb

Qindra e mijëra punonjës federalë nuk kanë mundur të paraqiten në punë të hënën ndërkohë që senati amerikan po përpiqet t’i japë fund mbylljes së qeverisë.

Mbyllja nisi mesnatën e të premtes kur ligjvënësit dështuan të arrinin një shtyrje të financimeve federale. Përpjekjet për të arritur një kompromis para fillimit të javës së punës dështuan të dielën vonë.

Një votim për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë është shtyrë deri në orët më të vona të të hënës, çka do të thotë se shumë zyra të qeverisë federale do të qëndrojnë të mbyllura.

Senati mbajti një sesion të rrallë gjatë fundjavës në një përpjekje për të arritur një marrëveshje para fillimit të javës së punës. Por, pati pak shenja kompromisi ndërsa senatorët demokratë dhe republikanë fajësonin njëri tjetrin. Demokratët duan që trump të negociojë mbi emigracionin si pjesë e një marrëveshjeje për buxhetin, por republikanët thonë se nuk është e mundur asnjë marrëveshje ndërkohë që shërbimet federale qeveritare janë të mbyllura.

Republikanët kërkojnë financime për sigurinë në kufi, përfshirë murin e propozuar në kufirin me Meksikën, reforma në emigracion si edhe një rritje të shpenzimeve ushtarake. Dështimi për të rënë dakord për një marrëveshje, do të thotë që shumë punonjës federalë do të jenë të pezulluar, pa pagesë, deri sa ngërçi të zgjidhet.

Të shtunën Trump tha se votimi me shumicë të thjeshtë i nevojshëm për t’i dhënë fund situatës. Sipas rregullave të Senatit, buxheti kërkon 60 vota në dhomën me 100 anëtarë e kjo edhe për të kapërcyer taktikat bllokuese të kundërshtarëve.

Republikanët aktualisht kanë 51 senatorë, çka do të thotë që kanë nevojë për ndihmën e disa demokratëve për të miratuar buxhetin. Hera e fundit që qeveria u mbyll ishte në 2013 dhe mbyllja zgjati për 16 ditë. Ajo i kushtoi qeverisë 2 miliardë dollarë humbje në produktivitet dhe çoi në pasoja domethënëse negative në ekonomi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit