Mbyllja e shkollave dhe çerdheve, qeveria gati vendimin: Pushim edhe njërit prind, sugjerohet edhe për punëdhënësit privatë

Mos i humb

Pas mbylljes së të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve nga qeveria, pritet t’i jepet pushim në datat 10-23 qershor edhe njërit nga prindërit, që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi.

Qeveria ka gati vendimin për pushimin e njërit prej prindërve, në mënyrë që të kujdesen për fëmijët, që nuk do të shkojnë në shkolla, kopshte e çerdhe, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Kujtojmë se një gjë e tillë u propozua ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa tashmë ka marrë miratimin e qeverisë dhe pritet të futet në zbatim.

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit