
Disa anëtarë të Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Sami Nezaj, Suela Musta, Agron Gjekmarkaj dhe Zylyftar Bregu, kërkuan në mbledhjen e Këshillit të AMA, të mbajtur këtë të mërkurë, shkarkimi nga detyra të kryetarit të Autoritetit, Gentian Salaj.
Sipas anëtarëve Sami Nezaj, Suela Musta, Agron Gjekmarkaj dhe Zylyftar Bregu, kreu i AMA-s, duhet të kishte njoftuar dhe mbledhur paraprakisht Bordin vendimmarrës të institucionit.
Sipas tyre mbi Gentian Salajn bie përgjegjësia direkte për situatën e rëndë të krijuar me mbylljen e transmetimeve analoge.
Sipas anëtarëve Nezaj, Gjekmarkaj, Musta dhe Bregu, ky vendim i mbylljes së menjëhershme të sinjalit televiziv analog shkaktoi shkelje masive të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim, e mbrojtur kjo nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Edhe pse prej kohësh është lajmëruar mbyllja e sinjalit analog, ata shprehën shqetësimin se qytetarët në qarqet Tiranë dhe Durrës u gjendën të papërgatitur dhe të painformuar./Top Channel/


