McAllister kërkon përshpejtim të dialogut Kosovë-Serbi

Mos i humb

 

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister ka thënë se Serbia duhet gradualisht të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në.

McAllister ka theksuar se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të përshpejtojë punën në një fazë të re në mënyrë që të arrihet normalizimi i plotë.

Sipas tij, duhet të vendoset për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Këto vlerësime McAllister i ka publikuar në raportin e tij vjetor për Serbinë.

Në dokument zyrtari i BE-së ka përgëzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth iniciativës për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën., shkruan lajmi.net. Aty theksohet rëndësia e krijimit të Asociacionit të komunave serbe dhe kërkohet në mënyrë të përsëritur që të gjitha marrëveshjet të zbatohen./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit