“Me 1 janar 2023 s’do kemi kufij”/ Vuçiç: Nuk jemi torollak e naivë! Ta lëmë pas të shkuarën. Vendosim vetë për veten, do punojmë për të mirën e vendeve tona

Mos i humb

Nga forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se me këtë nismë vendet synojnë të shohin nga e ardhmja dhe të lënë pas të shkuarën.

Vuçiç tha se kjo nismë e quajtur Open Balkan, nuk ka asgjë të fshehtë siç mund të përflitet po ka në fikus zhvillimin ne shumë aspekte të të gjithë vendeve që do përfshihen aty.

Pjesë nga fjala e Vuçiç;

I nderuar Zaev, miku im Rama, të nderuar mysafirë mendoj se Zoran i përfshiu tekstualisht të gjitha në emrin e secilit nga ne ndaj s’kam ndonjë çfarë të shtoj që të mos lexoj të njëjtat, por kur e nisëm këtë nisme, te treve na u duk një gjë e mirë që do i ndryshojë gjërat në Ballkan, për gjërat që i gjenim mangësi dhe gjenim arsye për mosmarrëveshje, Shqipëria dhe Serbia nuk kanë marrëdhënie aq të afërta por vendosëm të shohim nga e ardhmja dhe të mendojmë se dhe duhet të tu lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh, fëmijëve tanë, kemi zhvilluar një besim të sinqerte mes nesh, në kuptimin drejt zhvillimit, drejt BE, por nuk jemi torollak e naivë e naiv të mendojmë se dikush do punojë në të mirën tonë, prandaj duhet të dëshmojmë që vendosim vetë për veten dhe të përmirësojmë që mos të presim që diku, dikush do na udhëzojë dhe do punojë për ne.

Pra duhet të punojmë vetë, dje shumë thjesht dhe shumë lehtë arritëm marrëveshje,çfarë propozoi Rama e Zaev e pranuam dhe anasjelltas.

Propozimi është për interesin e përbashkët pa asgjë të fshehtë, thuhet që Serbia fiton më shumë nga kjo po s’është e vërtetë.

Lëvizja e lire përshembull është e mirë për të gjithë. Mallrat, kamionet, do keni 6-9 përqind shpenzime më të ulëta se nuk ka ndalesë, në kufij dhe kjo nuk është e thjeshtë për tu bërë, tani duhet te shohim qasjet ne lidhje me tvsh, por ky është shpëtimi për ekonomitë tona.

Tani si do tërheqim investitorë të mëdhenj , nëse nuk i bëjmë këto gjëra, mund të hapim fabrika në Kukës, Maqedoni, Serbi.

Kemi mundësi të panumërta, do e përmbyllim vitin me 76 mln euro me prodhim. Krahas situatës me covid jam i lumtur të shoh se sa të pranishëm ka këtu, uroj në mbledhjen e radhës në Beograd në tetor, s’do na pengojë, dhe pastaj në Tiranë apo diku ku do të na propozojë Rama, ta lëmë të kaluarën dhe të shohim jetën , përparimin të ardhmen për dobinë e qytetarëve.

Asgjë nuk është më e mirë e shenjtë nga kjo, gjithnjë do kemi oponentë , teori konspiracioni etj, mirëpo kështu fillohet.

Edi përmendi propozim të flasim për kargo transportin, që ta lidhim me një njërin vend , ne nuk kemi ndonjë port siç është Durrësi.  Mund të bëjmë diçka të madhe prandaj duhet të ngremë një bord që të merret me këto.

Ne do të japim maksimumin, të ndërtojmë besimin e ndërsjellë, që të sjellim rezultate dhe po i bëmë këto më 1 janar 2023 s’do kemi kufij do niseni nga Beogradi në Tiranë dhe s’do keni ndalesë.

Kur të futemi në në sistem të vetëm do kemi skedën e krimit cilët janë ata që janë të rrezikshëm.

E fundit, kemi fol me përfaqësuesit e odave ekonomike, për një iniciativë që të ketë lirime për transporte për trenat, rrugë, hotele,  që nëse jeni nga këto tre vende të keni lirim prej 3-5 apo 10 përqind, që njerëzit të thonë kurseva disa lekë.

Ata që shkojnë në Shqipëri për shembull për plazh, ja dhe ne kemi dobi , se kursejmë, kjo është çfarë duam.

Tani do shohim nëse jemi në nivelin e duhur për këtë gjë. Duhet të lëmë anash marrëdhëniet jo lojale, duhet të përcaktojmë të ardhmen tonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit