Me 1077 raste për një ditë, pandemia në Zvicër po merr përmasa shqetësuese

Mos i humb

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1077 raste të reja, të cilat kishin rezultuar pozitive në testimet e bëra për koronavirus në 24 orët e fundit.

Një numër kaq i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite nuk është regjistruar që nga fundi i muajit mars 2020.

Kjo e rrit mesataren e 7 ditëve të fundit në shifrën 491, që është për 55 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Ky zhvillim tregon se trendi po rritet shumë shpejt në një nivel të lartë.

Shkalla e rezultateve pozitive të testimeve të bëra në 7 ditët e fundit, aktualisht është 5.4 përqind që do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 5 teste ishin pozitive.

Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind gjatë një jave, është tejkaluar. Të kujtojmë: në ditën e djeshme ai kishte arritir në 9.7% ndërsa sot ai ishte 7.1%

Madje Sipas OBSH-së, tani po rritet rreziku që numri i raportuar i rasteve të mos mundësojë një pamje të besueshme të mënyrës së përhapjes së virusit.

Nëse numri i rasteve të raportuara vazhdon të rritet ndërkohë që nuk rritet numri i testimeve, krijohet mundüesia që të ketë numër më të lartë të rasteve të pa raportuara.

Vëllimi mesatar i testimeve të kryera në 7 ditët e fundit është 9,746 teste në ditë, ose 1 për qind më i ulët se java e kaluar.

BAG ka raportuar po ashtu edhe 2 raste të reja të vdekjes nga Covid-19.

Pranimet në spital gjatë 7 ditëve të fundit kanë qenë 9 persona në ditë.

Kjo është 2 për qind më shumë se në javën e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit