Me 30 kallëpe eksploziv C-4 drejt Shkodrës, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Mos i humb

Gjykata e Lezhës ka dhene masen e sigurise “burg pa afat” per shtetasit Agron Manuka dhe Imer Losha, pasi u kapen me 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë.

Ata u ndaluan në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë, teksa udhëtonin në drejtim të Shkodrës.

Dy personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit