I vodhi me dhunë çantën e dorës një gruaje, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Mos i humb

KORCE- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 37-vjeçar që akuzohet për vjedhje.

Sipas policisë A.N i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti.

NJOFTIM

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, Korçë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti, shkuan në adresën e raportuar dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të shtetasit A. N., 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje). Në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe sekuestruan sasia e lekëve dhe kartat e kreditit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit