Me drogë të ndarë në doza e gati për shitje, pranga 22-vjeçarit në Fier

Mos i humb

4 persona janë arrestuar nga policia e Fierit, mes tyre një 22-vjeçar që shpërndante drogë. Ai eshte identifikuar si Fatos Dervishaj, te cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Informacion– Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, 1 prej të cilëve pasi shpërndante lëndë narkotike në doza.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier goditën një tjetër rast të shpërndarjes së kanabisit në doza.

U arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 22 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 25 vjeç, banues në Vidhisht, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

E.S., 35 vjeç, banues në Durrës pasi në aksin rrugor Lushnjë- Fier, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Dh. A., 58 vjeç, banues në Lushnjë, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” Fier, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. B., 67 vjeç, banues në Fier, i cili ka ndërruar jetë. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe shtetasi Sh. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit