Me gati 43 orë në javë, shqiptarët mes atyre që punojnë më gjatë në Europë

Mos i humb

Përpjekjet për të frenuar krizën e Covid-19 kanë hapur në botë diskutimet lidhur me shkurtimin e orëve të punës që duhen punuar në javë, edhe si një mjet për të ruajtur vendet e punës.

Unioni më i madh i tregtisë i Gjermanisë, IG Metall, ka propozuar një javë me katër ditë pune, si një mënyrë për të kufizuar humbjen e vendeve të punës në industrinë automotive. Kjo edhe pse Gjermania është një nga vendet ku punohet më pak orë në javë, me 34.2, nga 36.2 orë në javë që është mesatarja europiane.

Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat për orët mesatare që punohet në javë në shtetet e Europës për vitin 2019. Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, ndërsa INSTAT e raporton informacionin e fundit që nga 2016.

Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë.

Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.

Në Shqipëri, sipas INSTAT, koha më e gjatë e punës është në sektorin e prodhimit, me 45.8 orë; Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të Biznesit dhe Administrative, me 44. 8 orë. Në ndërtim, puna zgjat 42.7 orë gjatë një jave. Më pak në vend punojnë punonjësit e shtetit, me 39.8 orë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit