“Më jep 10 mijë euro ose…”! 31-vjeçari pranon në gjykatë kërcënimin ndaj biznesmenit, ç’ndodhi mes tyre

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31-vjeçarin Fletur Zani, i cili u arrestua pak ditë më parë, për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Zani i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 10 mijë eurosh, pasi do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati.

Raportohet se gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar arrest me burg, ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen që ka kryer.

31-vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri të tij për të ndërtuar, duke shmangur kështu pagesën që i ka premtuar 31-vjeçarit.

Në përfundim të përballjes, gjykata ka vendosur të lërë në burg 31-vjeçarin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit