Me kamionë dhe karroca njerëzit largohen nga Gaza, banorët: Asgjë nuk mbetet këtu te ne

Mos i humb

Njerëzit në Gaza janë duke u larguar nga qyteti, pas shkatërrimeve. The Guardian shkruan se ata po largohen në një strehimore të përkohshme në qytetein Strip, ku dhjetra familje janë larguar me kamionë, me gomarë dhe në këmbë në qytetin e drejtuar nga Kombet e Bashkuara.

Ata kanë marrë me vete vetëm gjerat e rëndësishme si jastëkë, batanije dhe ushqime. Burrat mbanin çanta të mëdha plastike dhe gratë mbanin foshnjat mbi shpatulla, duke u futur nëpër strehimore.

“Asgjë nuk mbetet për ne”, tha një nënë.

“Shtëpitë po lëkundeshin lartë e poshtë, dhe të gjithë po vraponin për të dalë,“tha një tjetër person.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza.

Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur.

Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima.

Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon.

Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit