Medalje për ekselentët/ Rama: Mos kini frikë nga ëndrrat e mëdha!

Mos i humb

Kryeministri Rama i pranishëm në ceremoninë e dhënies “Medalja e Artë” për maturantët ekselentë tha se ata nuk duhet të kenë frikë nga ëndrrat e mëdha.

Rama tha se për shkak të detyrës së tij ai ka takuar fëmijë ekselentë, që vinin nga familje jashtëzakonisht të varfra, si një shembull që nëse do të ecësh para , nuk ka justifikim që mund të ndalë.

Rama: Mes jush me siguri ka vajza dhe djem që vijnë nga situata të vështira familjare, me siguri ka nga ata që i kanë pas të gjitha justifikimet që kemi bërë, vështirësi ekonomike, sociale, distancë, por fakti që ju sidoqoftë nuk keni shfrytëzuar asnjë nga këto justifikime, flet shumë për dallimin me njeriut që i beson ëndrrës së vetë dhe e ushqen ambicien me punë të palodhur dhe shumë kujt tjetër që fsheh mos arritjet e veta pas justifikimesh që mund të jenë të gjitha legjitime.

Kam takuar fëmijë me rezultate ekselente ndërkohë që në shtëpinë e tyre u pikonte çatia dhe diskutohej mundësia e ushqimit në tavolinë.
Kjo ceremoni është pikërisht pasqyra e një brezi që kalon kohën e vetë më të bukur, në situata që nuk i ngjajnë njëra tjetrës.

Dua ta mbyll këtë fjalë më një përshëndetje për prindërit tuaj, qofshin të kamur apo të varfër meritojnë respekt të madh, dhe uroj që respekti dhe mirënjohja për ta mos t’ju ndahet juve asnjëherë, sepse pa prindërit do të ishte shumë e vështirë që ju të ishit këtu sot. Dua tju them se kjo që keni arrit do t’ju vlejë të mos keni frikë nga ëndrrat e mëdha sepse për ju gjithë kjo është prova që asgjë nuk është e pamundur kur njeriu është i gatshëm të punojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit