Mediat serbe: Vuçiç kundërshton planin e ri të Brukselit

Mos i humb

Perëndimi po përdor çdo rast për të ushtruar presion mbi Beogradin, duke e bërë atë që të luajë “sipas rregullave të diktuara nga Prishtina”.

Kështu shkruan Telegrafi serbe në numrin e sotëm.

Në artikull theksohet se Perëndimi poashtu po kërkon nga Serbia dhe presidenti që të kthehen në dialog, pavarësisht asaj se Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit.

“Kërkesa skandaloze, e përcjellë nga kanalet diplomatike, që në këmbim Serbisë i ofron që BE t`i hap tre kapitujt negociues. Kjo është refuzuar nga Beogradi, njësoj sikurse hedhim poshtë të gjitha” sugjerimet “se ne duhet të ndërpresim bashkëpunimin me Kinën ose distancimin nga Rusia”, i kanë thënë kësaj gazete burime të saj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit