Mekë, nga 31 maji zbutje graduale e masave lidhur me COVID-19

Mos i humb

Arabia Saudite prezantoi sot herët planin “dyfazësh të normalizimit” për Mekën me qëllim të lehtësimit të masave lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe kthimin gradual të normalizimit të jetës.

Faza e parë do të fillojë më 31 maj, në të cilën do të lejohet hyrja dhe dalja nga Meka nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 15:00 pasdite, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Namazi i xhumasë dhe namazet tjera kolektive (me xhemat) në Xhaminë e Madhe (Masxhid al-Haram) do të vazhdojnë në përputhje me masat ekzistuese shëndetësore, thuhet në deklaratë.

Faza e dytë do të fillojë më 21 qershor, në të cilën qytetarët do të lejohen jashtë në mes të orës 06:00 pas mëngjesit deri në orën 20:00 në mbrëmje.

Deklarata në vijim thekson gjithashtu se salonet dhe berberët nuk do të lejohen të hapen ende ndërsa në dasma dhe funerale mund të marrin pjesë nga 50 persona më së shumti.

Që kur u shfaq koronavirusi dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, ai është përhapur në të gjithë botën.

Numri i të prekurve në botë ka shkuar në mbi 5.6 milionë me afro 355 mijë vdekje ndërsa më shumë se 2.3 milionë njerëz janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit