“Meksika me ulje prej 75 për qind në migracionin drejt SHBA-ve”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Meksikës, Marcelo Ebrard, ka deklaruar se në tetë muajt e fundit vendi i tij ka shënuar një ulje prej 75 për qind në fluksin e migracionit drejt SHBA-ve,  (AA).

Ebrard tha se ka shënuar rënie edhe numri i migrantëve të dërguar në Meksikë në kuadër të Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve të SHBA-ve, i njohur si politika “Qëndro në Meksikë”.

Sipas politikës, migrantët dhe refugjatët dërgohen në disa qytete më të rrezikshme në Meksikë përderisa presin procesin gjyqësor të imigracionit në SHBA.

Ebrard tha se SHBA në janar ka dërguar rreth 2.000 migrantë në Meksikë, një numër që në një pikë ishte 50 mijë të cilët prisnin për çështjet e imigracionit.

Në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Meksikën me tarifa nëse vendi nuk redukton numrin e migrantëve që arrinin në kufirin jugor të SHBA-ve.

Që atëherë, Meksika ka ulur ndjeshëm fluksin e migracionit. Por, Ebrard tha se vendi nuk po përpiqet të kufizojë numrin e refugjatëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit