Meksika pezullon hyrjen pa viza për disa brazilianë për të parandaluar migracionin e parregullt

Mos i humb

Me qëllim për të parandaluar migracionin e parregullt Meksika njoftoi se do të pezullojë programin 17 vjeçar që lejon hyrjen pa viza për disa shtetas të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i marrëdhënieve me jashtë i Meksikës tha nëpërmjet një deklarate se ka marrë vendim të pezullojë hyrjet pa viza, pas rritjes së numrit të emigrantëve brazilianë që udhëtojnë në Meksikë me qëllim për të mbërritur në SHBA.

Theksohet se vendimi është marrë për të parandaluar rritjen në rrjedhën e emigrantëve të parregullt dhe për të penguar që bandat të fitojnë para nëpërmjet shtetasve brazilianë që duan të shkojnë në SHBA.

Vendimi i cili do të hyjë në fuqi nga 11 dhjetori, nuk do të prekë brazilianët të cilët aktualisht kanë vizë udhëtimi të vlefshme për SHBA, Evropë, Japoni dhe Kanada.

Emigrantët nga Amerika Qendrore, Haiti dhe Kuba në përgjithësi përdorin territorin e Meksikës për të mbërritur në kufirin e SHBA-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit