Meksika raportoi 439 vdekje të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Mos i humb

Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv kanë rezultuar 3.427 persona të tjerë duke rritur numrin e përgjithshëm në 150.264 të infektuar, njoftoi ministria e shëndetësisë.

Rasti i parë në Meksikë u konfirmua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë nga COVID-19 më 19 mars.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur gati në gjithë botën, ku vendet më të prekura janë SHBA, Brazili dhe Rusia.

Pandemia ka marrë mbi 439 mijë jetë njerëzish në gjithë globin, ndërsa janë konfirmuar më shumë se 8,1 milionë të infektuar. Numri i të shëruarve ka shkuar në mbi 3,85 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit