Memorandum bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni për luftimin e ekonomisë jo-formale

Mos i humb

Administrata Tatimore e Kosovës (AKT) dhe Zyra e të Hyrave Publike e Maqedonisë kanë nënshkruar sot Memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira, përmirësimin e performancës së palëve, stimulimin e përmbushjes vullnetare tatimore, si dhe parandalimin, zbulimin dhe luftimin e evazionit fiskal në të dyja vendet.

Dy institucionet përmes arritjes së Memorandumit shpresojnë në promovimin e metodave të avancuara për mbledhjen e tatimeve, nëpërmjet transferimit të njohurive dhe përvojës në zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve në fushat me interes të përbashkët, dhe konfirmojnë vendosmërinë në respektimin e legjislacionit të të dyja palëve, në fushat e bashkëpunimit brenda fushëveprimit të kompetencave të institucioneve.

Drejtori i ATK-së Sakip Imeri theksoj se sot për dy institucionet është një ngjarje me rëndësi për të ardhmen, do të nënshkruhet një memorandum i bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve që do të jetë në funksion të fuqizimit edhe më të madh të kapaciteteve humane në ngritjen e përmbushjes tatimore.

“Marrëveshja ka qëllim thellimin e bashkëpunimit, Kosova ka marrëveshje për eliminimin tatimit të dyfishtë me Maqedoni, që po jetësohet”.

“Memorandumi që nënshkruhet i dedikohet ngritjes profesionale, bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me qëllim më të mirë ngritjen e kapaciteteve të ekonomisë dhe shkëmbimit të përvojave të mira mes dy palëve në një të ardhme që do jetë bazë e mirë nënshkrimi i këtij memorandumi”, tha Imeri.

Drejtoreshën e Zyrës së të Hyrave Publike të Maqedonisë Sanja Lukarevska, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit tha se do të punojmë për ngritjen e kapaciteteve në luftimin e ekonomisë jo-formale, si dhe shkëmbimin e përvojave të tjera mes dy institucioneve.

“Jam e lumtur që jam këtu dhe dëshira e madhe e Maqedonisë është që të kemi bashkëpunim të mirë me institucionet tuaja, do të vazhdoj ky bashkëpunim. Kemi probleme të ngjashëm edhe duhet të punohet që të provojmë me i zbut problemet ekomomike”.

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e të Hyrave Publike te Maqedonisë kanë një bashkëpunim të mirë, të vendosur në të kaluarën dhe kultivimin e saj ne vazhdimësi. Bazë e këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i përvojave të mira në fushën e tatimeve, përfshirë këtu edhe objektivat që dalin nga integrimi në BE.

Kosova me Maqedoninë ka Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital si dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore, e cila ka shërbye në fushën e shkëmbimit të informatave tatimore me qëllim të luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit