Mërgimtarët nuk do të presin gjatë në pikat kufitare, kjo është arsyeja!

Mos i humb

Në krahasim me dy ditët e fundjavës, sot në pikat kufitare nuk ka kolonë.

Gjatë dy ditëve të fundjavës, bashkatdhetarët janë përballur me kolona e pritje të gjata nëpër kufij në hyrje të Kosovës.

Mirëpo, sot në pikat kufitare për në hyrje dhe dalje të Kosovës nuk ka kolonë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar para pak minutash gjendjen nëpër kufijtë e Kosovës.

Në bazë të të dhënave të kësaj qendre, pritja më e gjatë është regjistruar në hyrje të Kosovës në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët kanë pritur 40 minuta ndërkaq kolona ka arritur deri në 100 metra.

Po ashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare ka pasur pritje dhe kolonë.

Deri në 3 minuta ka qenë pritja për në dalje të Kosovës në këtë pikë kufitare ndërkaq kolona ka arritur deri në 250 metra.

Edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë është regjistruar kolonë e pritje në hyrje të Kosovës mirëpo, jo sikurse dy ditët e kaluara.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikëkalimi pritja për në hyrje të Kosovës ka qenë 35 minuta ndërkaq kolona ka arritur deri në 170 metra.

Pritje më e vogël ka qenë në Merdare, ku qytetarët kanë pritur maksimumi 15 minuta për të hyrë në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit