Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje vendeve evropiane të rrisin përpjekjet për të parandaluar regjimin e Bashar al-Assadit në Siri nga kryerja e masakrave në Gutën Lindore.
Duke iu drejtuar ligjvënësve në Parlamentin e Gjermanisë para një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Merkel dënoi vrasjen e civilëve nga regjimi i Asadit në rajonin e rrethuar.
“Një regjim që lufton, jo kundër terroristëve, por kundër popullit të vet, vrasja e fëmijëve, shkatërrimi i spitaleve, e gjitha në një është një masakër që duhet të dënohet”, tha Merkel.
Kancelarja gjermane theksoi se Bashkimi Evropian duhet të luajë një rol më të fortë në krizën e Sirisë dhe të rris përpjekjet për të parandaluar masakrat e tilla.
“Si evropianë duhet të punojmë drejt kësaj”, theksoi Merkel dhe përsëriti thirrjen për mbështetësit e regjimit në Rusi dhe Iran për të përdorur ndikimin e tyre për të parandaluar masakrat e mëtejshme në vendin e shkatërruar nga lufta.
Mbi 250 civilë janë vrarë dhe qindra janë plagosur nga sulmet e regjimit sirian të intensifikuara nga e hëna në periferi të Gutës Lindore të Damaskut.
Në bisedimet për paqe të mbajtura majin e kaluar në kryeqytetin Astana të Kazakastinat, Turqia, Rusia dhe Irani përcaktuan Gutën Lindore si “zonë jo-konfliktuale” në të cilët veprimet e agresionit do të ishin të ndaluara shprehimisht.
Shtëpi për rreth 400 mijë banorë civilë, Guta Lindore ka mbetur nën rrethimin e regjimit gjatë pesë viteve të fundit./Rtv islam/


