Merkel zhvilloi bisedë telefonike me presidentin Erdoğan

Mos i humb

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, theksoi se kancelarja Angela Merkel ka dënuar sulmet e pamëshirshme të ndërmarra ndaj njësive turke dhe i ka bërë thirrje regjimit sirian dhe mbështetësve të tij që ti japin fund sulmeve (AA).

Në një deklaratë me shkrim Seibert, njoftoi se kancelarja Merkel ka diskutuar sot në telefon me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan situatën aktuale në Idlib.

“Kancelarja Angela Merkel ka dënuar sulmet e pamëshirshme të ndërmarrë ndaj njësive turke dhe i ka bërë thirrje regjimit sirian dhe mbështetësve të tij që ti japin fund sulmeve”, ka theksuar Steffen Seibert duke njoftuar se Merkel ka shprehur ngushëllimet për ushtarët që humbën jetën në Idlib dhe përreth tij.

Ndër të tjera Seibert, transmetoi se dy liderët u dakorduan për nevojën e sigurimit në mënyrë emergjente të një marrëveshjeje të re në çështjen e armëpushimit dhe për fillimin e bisedimeve politike për këtë në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

Gjithashtu Steffen Seibert vuri në dukje se Merkel i ka premtuar presidentit Erdoğan solidarizimin e qeverisë gjermane lidhur me mbështetjen humanitare për të zhvendosurit nga Idlibi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit