Merret vendimi për kompensimin e orëve të humbura!

Mos i humb

Pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, kryetari Ismajl Kurteshi, ka njoftuar se kanë ardhur në përfundim që dy kërkesat e SBASHK-ut janë plotësuara, pasi siç tha ai MASHT-i, është i interesuar për një vendim të ri për kompensimin e orëve.

Komisioni parlamentar është zotuar se do të punojë në ligjin për pagat sa i përket ciklit klasor të mësimdhënësve. Kërkesa ka qenë që SBASHK-u të merr vendim për kompensimin e mësimit.

“Pas takimit kemi ardhur në përfundim që dy kërkesat e SBASHK-ut janë të plotësuara sepse ministri i Arsimit është i gatshëm që të punojnë me SBASHK-un për një vendim të ri për kompensimin e orëve. Komisioni parlamentar është zotuar se do të shkojnë për rishikimin dhe plotësimin e ligjit për paga sa i përket mësimdhënësve nga klasa e parë deri te klasa e pestë. Kërkesa ka qenë që SBASHK-u ta merr një vendim për zëvendësimin e mësimit, kemi kërkuar që këto kërkesa të barten në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe të marrin një vendim për zëvendësimin e orëve në interes të të gjithë nxënësve të Kosovës”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ishte një takim i rëndësishëm dhe që sipas tij janë të gatshëm për zgjidhjen e problemit.

“Do të bëjë tërheqjen e vendimit për orët e humbura. Nëse ndryshohet edhe koeficienti i pagave për mësimdhënësit 1-5 deri 6.9, atëherë do të thërrasim këshillin dhe do të marrim vendim për kompensimin e orëve të humbura. Do ta kemi një formulë tjetër që ka ndërhy në formën tjetër të kompensimit, ky është një takim shumë i rëndësishëm dhe jemi të gatshëm t’i ofrohemi zgjidhjes”, u shpreh Bytyqi.

Ndër të tjera, Bytyqi shtoi se vendimi do të respektohet në bazë të procedurave ligjore dhe se këtu nuk ka të bëjë me inate politike.

“Ne respektojmë procedurat ligjore dhe mund të marrin një vendim tjetër, vendimi i parë ka ardhë dhe propozim i ri është që jemi të gatshëm ta respektojmë sepse ne nuk punojmë me inate”, tha ai.

Kurse, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Gashi, tha se kanë qenë bashkëpunues, derisa ka bërë të ditur se në momentin që bëhet plotësimi i koeficienteve do të bëhet kompensimi i orëve.

“Në momentin e ndryshimit të koeficientit ne do ta mbledhim kryesinë e SBASHK-ut dhe do të vendosim, por deri tani qëndrimi është që të kompensohet vetëm një javë. Ministri ka deklaruar se do ta tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Komisioni parlamentar u deklaruar se de do ta filloj plotësim ndryshimin e ligjit të pagave andaj në momentin që do të bëhet ky plotësim ndryshimi i koeficienteve ne do ta ftojmë Këshillin drejtues. Do të bëhet kompensimi i një jave në fund të viti shkollor 2018-19”, tha Gashi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit