Mëshirë për njerëzimin

Mos i humb

Titulli: Mëshirë për njerëzimin
Autor: Dr. Aid El-Karni
Përktheu: Osman Osmani
Lekturoi: Liridona Mehmeti
Redaktor profesional: Mr.Salih Beqiri
Botues: Shtëpia Botuese “ZEMZEM”
Për botuesin: Behar Beqiri

Ai u dërgua te një komb i njerëzve, shpirtërisht të vdekur, për t’u dhënë jetë, shpirtrave të pajetë.

Këtij studimi unik mbi ngjarjet e jetës së Profetit Muhamed, sal All-llahu alejhi ve selam, Dr. Aid El-Karni i qaset me një mprehtësi personale. Libri portretizon një pamje të gjallë të karakterit fisnik të Mustafasë, sal All-llahu alejhi ve selam. Për më tepër, është një koment emocional i mbushur me gjuhë evokuese, i rrëfyer në një stil të lartë, stil që mahnit dhe ngjall emocion te lexuesit. Autori thotë: “Libri “Mëshirë për Njerëzimin” nuk është biografi e Profetit Muhamed, sal All-llahu alejhi ve selam, pasi ai është shumë i madh dhe fisnik për të patur
biografi të shkruar nga dikush si unë. As është një përmbledhje lavdërimesh, pasi ai është shumë i lartë në shkallë për t’u lavdëruar nga dikush si unë: është All-llahu, Ai i Cili e ka lavdëruar, dëlirësuar dhe ngritur statusin e tij. Jo, jo, s’është as vepër historike me ngjarje të transmetuara në një renditje kronologjike. As unë dhe as të tjerët nuk mund ta portretizojmë as edhe një pjesë të vogël të jetës së Profetit të Zotit, sal All-llahu alejhi ve selam, siç duhet. Një poet arab thoshte:

Ç’mund të thonë përshkruesit për të, si vallë mund të jetë ai i përshkruar?

Kur cilësitë e tij sublime e fisnike, janë shumë për t’u numëruar.

Libri pasqyron mendimet, emocionet dhe idetë e mia, të cilat kam dashur t’i regjistroj në rreshta. Sikurse të tjerët para meje, ashtu edhe unë pas tyre, e shkrova këtë vepër për t’i shprehur emocionet e ndarjes që ndiej për mungesën e udhëheqësit, mësuesit dhe modelit tim.”

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit