Meta dekoron me titullin e lartë dy gjimnastët kampionë: Sukseset e vëllezërve Mara, pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka dekorduar sot me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Meta thekson se sukseset e vëllezërve Mara janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm.

“Kënaqësi të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara, në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në zhvillimin cilësor të sportit të gjimnastikës dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura brenda e jashtë vendit, që na kanë bërë krenarë të gjithëve.
Sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm.
Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t’i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë. 🇦🇱”, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit