Meta: Kandidatura e Këlliçit, gjithëpërfshirëse për koalicionin

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur koalicionin “Bashkë Fitojmë” një ortek të pandalshëm për zgjedhjet e 14 majit.

Në një deklaratë për mediet në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ku ka dhuruar gjak, Meta tha se kandidati i koalicionit për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi është gjithëpërfshirëse.

“Ka një entuziazëm për planin e Belind Këllicit, për transportin publik. Sidomos plani për uljen e taksave është plan shumë realist por dhe shpresëdhënës për klimë miqësore ndaj biznesit, larg gjobave e dhunës e për të ulur kostot e jetesës. Kandidaturën e Belo-s për Tiranën (Belind Këlliçit) e shoh fantastike, shumë gjithëpërfshirëse”, tha Meta.

I pyetur nëse kandidatët e PD-së të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj e dëmtojnë apo jo koalicionin opozitar, Meta tha se koalicioni “Bashkë fitojmë” është mëshiruar më së miri në planin fantastik të kandidatit tonë e gjithë opozitës së bashkuar Belind Këlliçit për Tiranën.

“Fitojnë të gjithë pensionistët nga plani i tij për transportin, të rinjtë qytetarët në nevojë, ata që kanë probleme me aftësitë e kufizuara, nga plani i tij për uljen e taksave të gjithë bizneset e thjeshta, sipërmarrësit, të gjithë qytetarët të vetmit të mërzitur janë oligarkët por jo problem se s’janë ngopur kurrë me koncensione.

Ne na intereson të fitojnë të gjithë të rinjtë e sipërmarrësit e Tiranës që mos na ikin nga vendi pjesa aktive, energjike e premtuese për zhvillimin e vendit.

Ka një entuziazëm për planin e Belind Këllicit, për transportin publik. Sidomos plani për uljen e taksave është plan shumë realist por dhe shpresëdhënës për klimë miqësore ndaj biznesit, larg gjobave e dhunës e për të ulur kostot e jetesës”, u shpreh Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit