Meta kritika opozitës: Kuvendi me 120 kartonngritësa turpi më i madh, përgjegjësi e të gjithëve

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij të parë pas shkarkimit nga Kuvendi ka mohuar që të jetë përfshirë në fushatë, ashtu sikurse pretendojnë socialistët.

Kreu i shtetit e ka cilësuar si turpin më të madh Kuvendin që votoi për shkarkimin e tij. Meta u kthye edhe njëherë pas duke kritikuar opozitën si një ndër përgjegjëset për formimin e këtij Kuvendi pasi dogjën mandatet.

“Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Në fakt s’ka ekzistuar asnjë sekondë. Është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. Përjashtoj veten time nga ajo që ka dodhur pasi atë ditë kam qenë në Gjermani. Është një ndër faqet më të zeza dy vite Kuvend.

E nxorën edhe presidentin e Republikës në pritë sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën.

ë votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019 që do të shërbente për të shpallur opozitën organizatë terroriste.

Ju ka plasur cipa fare sa euro kanë marrë për shkarkimin e Presidentit.

Donte të pushtonte Gjykatën Kushtetuese me ata që betoheshin te noterja te Lana.

Ishte presidenti që me qëndrimet e veta dhe populli i 2 marsit që frenoi atë proces pushtimi.

Vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë pluralizëm parlamentar.

Kanë shumë të drejtë se u mësuan keq me 120 deputetë kartonngritësa,” deklaroi Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit